Telegrafi

Mourinho: Kundër Rubin kërkojmë vetëm fitore

Strategu i nerazurëve nuk ka dashur ta zbulojë formacionin me të cilin do të luajë në takimin e nesërm, ndeshje në të cilën Inter duhet ta sigurojë pjesëmarrjen e vet në fazën e ardhshme eliminuese.

Fitorja ndaj kampionit të Rusisë sigurisht se i siguron pjesëmarrjen e mëtejme Interit, por ekziston mundësia që kampioni i Serie A të kalojë në fazën e ardhshme edhe me barazim. Megjithatë Mourinho dëshiron vetëm fitore.

“Në radhë të parë dëshiroj t’i uroj Rubin Kazan triumfin në kampionatin rus, kampionat i cili nuk është i lehtë dhe ku ka disa ekipe kualitative. Nëse kemi frikë? Nuk kemi kurrfarë frike, ne jemi ekip më i mirë se Rubin dhe presim të fitojmë. Barazim jo, fitore, asgjë tjetër”, ka thënë Mourinho./Telegrafi/