Telegrafi

Mourinho: Kundër Chelseat luajtëm me fëmijë

Duke komenduar humbjen e Interit ndaj Chelseat në miqësoren në SHBA, Mourinho ka theksuar se nerazurët luajtën me fëmijë derisa blutë me yjet më të mira të ekipit.

“Nëse dëshiron të fitosh miqësoret, mund të bësh siç bëri Chelsea në SHBA, dhe të luash me lojtarët më të mirë në një turne pa kuptim. Kundër anglezëve ne luajtëm me një djalosh 18 vjeçar në portë. Ne dëshironim të stërvitemi, ndërsa edhe Milani bëri të njëjtën gjë”, ka shtuar Mourinho.