Telegrafi

Mourinho kritikon Ronaldon për “gjestet si trajner” në finale

Trajneri portugez, Jose Mourinho, duket se nuk ka pëlqyeratë që ka bërë Cristiano Ronaldo në finalen e Euro 2016.

Të gjithëve na ka rënë në sy dhe të gjithëve na kanë pëlqyer gjestet e Cristiano Ronaldos në finalen heroike të Parisit, ku Portugalia u shpall kampione e Evropës.

Por, një njeri nuk ishte aq i impresionuar me veprimet e Ronaldos prej trajneri krahas trajnerit të vërtet, Santos, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Ja çfarë bënte Ronaldo pas daljes nga loja (Foto)

Jose Mourinho në një intervistë për televizionin portugez Sport TV ka kritikuar atë që ka bërë Ronaldo në fund të takimit.

“Cristiano Ronaldo nuk kontribuoi asgjë gjatë minutave finale të Euro 2016. Ishini 11 lojtarët në fushë dhe ai që i drejtoi ata ishte menaxheri i tyre Santos. Unë e shoh atë si një shpërthim emocionoesh nga dikush që e ka parë se ishin disa minuta të mbetur drejt arritjes së një objektivi të caktuar”, u shpreh Mourinho.

Ai po ashtu thotë se Ronaldo humbi kontrollin, por se kjo nuk ishte edhe aq keq.

Shumë prej jush e keni parë Ronaldon si trajner? Mourinho duket se tash ua bëri të gjithëve bajat… /Telegrafi/