Site icon Telegrafi

Mourinho kritikon lojtarët e tij për mungesë ambicie: Patëm 89 minuta për të shënuar gola të tjerë ndaj Wolves

(Foto: Twitter/Purely Football)

Jose Mourinho i ka kritikuar lojtarët e Tottenham Hotspur për mungesë të ambicies pas barazimit (1-1) kundër Wolverhampton Wanderers.

Spursat e humbën rastin të ngriteshin në pozitën e tretë në tabelë duke pranuar një gol të vonshëm në ndeshjen e zhvilluar në Molineux.

Tanguy Ndombele e kishte kaluar Tottenhamin në epërsi që në minutën e parë, por Romain Saiss i barazoi shifrat në minutën e 86-të.

Kjo ishte ndeshja e katërt pa fitore për ekipin e portugezit që mban vendin e pestë në tabelë dhe nuk e shfrytëzoi barazimin e Liverpoolit për ta ngushtuar diferencën e pikëve.

“Jam i frustruar me rezultatin, e kishim kontrollin e ndeshjes, kishim 89 minuta kohë për të shënuar gola të tjera dhe nuk ia dolëm”.

“Nuk ka të bëjë vetëm me shënimin e golave, por edhe me të qenit i rrezikshëm dhe ambicioz, ndërsa për mua kjo paraqet problem”, ka deklaruar Mourinho në konferencën për shtyp pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version