Antonio Valencia do të jetë kapiten i Manchester United për sezonin 2018/19 të Ligës Premier.
Valencia mbante shiritin e kapitenit për pjesën më të madhe të kampionatit për Unitedin sezonin e kaluar, me Michael Carrick të lënduar dhe shpeshherë në bankën rezervë.
Me Carrick të pensionuar tashmë, shiriti i kapiteni do të mbahet nga senatorët e klubit për të ardhmen e afërt.
Ky konfirmim erdhi nga vet trajneri Mourinho gjatë turneut para-sezonal të Unitedit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kapiten ishte Valencia sezonin e kaluar dhe unë mendoj se ai do të jetë përsëri kapiten”, ka thënë fillimisht tha Mourinho për The Independente.
“Kur ai nuk luan, duhet të marrim vendime tjera”.
“Kjo varet nga kush është në fushë”.
“Nëse Chris Smalling, Ashley Young, Ander Herrera ose Juan Mata janë në fushë, ata kanë një mundësi të jenë kapiten”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/