Jose Mourinho kishte hedhur poshtë mundësinë e drejtimit të skuadrës së Real Madridit.
Portugezi kishte marrë një ofertë prej Florentino Perezit menjëherë pas shkarkimit të Julen Lopeteguit.
Megjithatë, trajneri i Manchester United nuk ka pranuar që të jetë trajner i madrilenëve në këtë fazë të sezonit dhe kjo ka bërë që besimi i drejtimit të klubit t’i jepet Santiago Solarit.
Theksojmë se 55-vjeçari kishte qëndruar kohë më parë kishte për tre sezone te Los Blancos, ku ka fituar titullin e kampionit në vitin 2012.
Pavarësisht kundërshtimit të Mourinhos, presidenti mbetet me shpresë që ta sjellë atë përsëri në klub, sapo t’i përfundoj kontrata me Djajtë e Kuq.
Mbetet të shihet nëse do të ndodh një gjë e tillë pasi që agjenti i trajnerit, Jorge Mendes kishte deklaruar se klientit i tij është i kënaqur te United.
Ndryshe, Mourinho ka kontratë të vlefshme me skuadrën angleze deri në vitin 2020. /Telegrafi/