Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është duke kërkuar ta përforcojë skuadrën në janar.
Emri më i ri në listën e portugezit është ish-lojtari i tij tek Chelsea, braziliani Willian.
28-vjeçari ka zhvilluar tetë ndeshje këtë edicion në Ligën premier ku ka shënuar dy gola, ndërsa ka humbur pozitën e titullarit.
Kësisoj Mourinho po kërkon transferimin e tij në ‘Old Traford’, pasi mesfushori ofensivë nuk ë në planet e Contes.
‘The Sun’, ka raportuar se Manchester United janë të gatshëm ta bëjnë një ofertë të lartë për transferimin e Willianit.
Besohet se ky transferim mund të ndodhë për një shumë rreth 35 milionë funte. /Telegrafi/