Telegrafi

Mourinho kërkon transferimin e Saul Niguezit te Roma

Saul Niguez është rikthyer te Atletico Madrid pas një huazimi aspak të mirë te Chelsea.

Mesfushori spanjoll nuk arriti të ambientohet në futbollin anglez gjatë qëndrimit një vjeçar si i huazuar te klubi londinez.

27-vjeçari zhvilloi 23 ndeshje në të gjitha garat kryesisht si zëvendësues duke shënuar vetëm një gol.

Por e ardhmja e tij duket larg kryeqytetit spanjoll, pasi trajneri Diego Simeone nuk llogarit në shërbimet e tij për edicionin e ri.

Saul mund ta vazhdoj karrierën në Itali, ku Roma është skuadra që ka shfaqur interesim për transferimin e tij.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho e pëlqen shumë futbollistin dhe ka kërkuar nga drejtori sportiv Thiago Pinto që t’i nis bisedimet me Atleticon.

Giallorosët duan huazimin e Saul Niguez për një edicion me mundësi blerje për shumën e 25 milionë eurove.

Problemi i vetëm qëndron tek paga e lartë e lojtarit i cili fiton 12 milionë euro bruto në sezon dhe Roma i ka bërë të qartë futbollistit se maksimumi që mund t’i ofrojë është katër milionë euro. /Telegrafi/