Site icon Telegrafi

Mourinho kërkon t’i jap fund zënkës me Conten, thotë se ndjen gjithmonë e më pak për Chelsean

Jose Mourinho thotë se ka ndjenja gjithmonë e më pak sa herë që përballet me Chelsean, para sfidës mes këtyre dy klubeve.

Mourinho që ka punuar me klubin e Chelseat në dy periudha të ndryshime, llogaritet si trajneri më i suksesshëm në histori të klubit me tetë trofe të fituar.

Ai herën e fundit u largua nga Stamford Bridge në dhjetor të vitit 2015, pas një nisje të keqe të kampionatit.

Por në sezonet e fundi prej se u bë trajneri i Manchester United ai u përfshi në një zënkë të madhe me Antonio Conten.

Mourinho

Shumë fjalë dhe mesazhe mes njëri tjetrit, por duket se portugezi dëshiron t’i jap fund kësaj zënke.

“Unë nuk dua të flas për të, aspak”, ka thënë Mourinho.

“Menaxheri shumë i mirë, ekip fantastik dhe kjo është ajo që është e rëndësishme për mua”.

“Të luash kundër Chelsea për mua do të thotë gjithnjë më pak e më pak ndër vite”.

Mou vs Conte

Ndërsa Mourinho iu dha fund edhe fjalëve për raporte të tensionuara me kryesinë e klubit.

Ai shtoi se nuk do ta harrojë kurrë gjestin e bordit të klubit kur i vdiq babai. Sipas tij ata u treguan shumë miqësor. /Telegrafi/    

Exit mobile version