Telegrafi

Mourinho kërkon Navas dhe Di Maria

Kjo kërkesë e Mourinhos pritet të zgjojë interesim në qarqet madrilene, për arsye se në rast se këta dy anësorë transferohen, atëherë kjo do të thoshte se portugezi dëshiron ta hapë lojën e tij nga krahu, gjë për të cilën Pellegrini ishte kritikuar.

Reali dëshiron që këto transferime të marrin fund para Botërorit, pasi që pritet që vlera e të dy anësorëve të rritet dukshëm pas Botërorit. Vlera aktuale e secilit është nga 40 milionë euro. Sipas mediave portugeze, thuhet se Di Maria tashmë ka nënshkruar për Realin.

Flitet se edhe Giorgio Chiellini i Juventusit është në radarin e Mourinhos, për të formuar partneritetin titanik në mbrojtje me Pepen. /Telegrafi/