Telegrafi

Mourinho kërkon edhe një sulmues

Me sulmuesin kamerunas Samuel Eto’o që do të udhëtojë në Kupën Afrikane të Kombeve në fillim të vitit të vjen, Mourinho dëshiron të shtojë në ekip edhe një sulmues tjetër.

“Duke marrë parasysh se ne do ta humbim Eto’o për një muaj e gjysmë, do të doja të kem një sulmues të ri në janar”, ka thënë Mourinho.

Sulmuesi i Lazios, Goran Pandev, dhe ai i Bayern Munich, Luca Toni, që të dy përmenden si përforcime të mundshme për Interin./Telegrafi/