Telegrafi

Mourinho kërkon Carvalhon, Decon dhe Eto’o-n nëse shkon Ibra

Shtypi italian dhe spanjoll kanë njoftuar se presidenti i Interit, Massimo Moratti, gjendet në Barcelonë për të negociuar shitjen e lojtarit të tij, ndërsa Jose Mourinho ka dhënë PO-në e tij, por me kusht.

Trajneri portugez kërkon dy lojtarët e Chelseat, Ricardo Carvalho dhe Deco, si edhe sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto’o, për të lejuar largimin e Ibracadabras.