Telegrafi

Mourinho: Kam nevojë për presion

“Jam shumë i entuziazmuar. Real Madridi është klub perfekt për mua, sepse është i madh, shumë ambicioz dhe me potencial të jashtëzakonshëm. Unë kam besim në aftësitë e mia dhe kam shumë vetëbesim. Unë besoj se mund të sjell më të mirën këtu dhe të jem shumë i suksesshëm. Unë gjithnjë mendoj pozitivisht”.

“Jam këtu për shkak të historisë së jashtëzakonshme të klubit. Tifozët të cilët shkojnë në Bernabeu presin gjithnjë më të mirën. Ata tashmë kanë filluar të mendojnë për titujt që do t’i fitojmë. Metoda e të menduarit të madrilenëve nuk ndryshon nga ajo e imja”.

“Së pari dua të vë presion mbi mua, për të punuar aq më shumë që kam mundësi, që të qëndroj i motivuar dhe të ndjej presionin. Kam nevojë për këtë lloj presioni. Nëse mund të jem në një ambient ku kam këtë lloj presioni, atëherë edhe më mirë”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/