Telegrafi

Mourinho: Kam dy opsione, Inter ose Real

Mediat tashmë e shohin Jose Mourinhon si trajner të ri të Real Madridit edhe krahas asaj që strategu në disa raste ka thënë se ai do të vendosë për të ardhmen pas finales së Ligës së Kampionëve.

“Opsionet e mia të vetme janë Inter dhe Madrid. Për t’u larguar nga klubi pas vetëm dy vite pune të shkëlqyeshme, vetëm Real Madridi mund të më joshë. Nëse e bëj këtë, do të largohem me një ndërgjegje të pastër pasi e ndryshova Interin”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/