Telegrafi

“Mourinho ka mosmarrëveshje me secilin lojtar”

“Nuk mendoj se Mourinho ka një ‘çarje’ vetëm me Casillasin, por me të gjithë në zhveshtore”.

“Mendoj se trajneri duhet ta bëjë hapin e parë dhe të mbajë një takim me secilin, për ta diskutuar situatën dhe për t’i qartësuar gjërat”, ka deklaruar Salgado për Sport Express.

Ndryshe, 37-vjeçari beson që Los Blancos nuk janë jashtë garës për titull, edhe pse gjenden 15 pikë prapa Barcelonës. /Telegrafi/