Telegrafi

Mourinho ka besim se do të rikthehet te Real Madridi

Jose Mourinho ka besim se do të rikthehet te Real Madridi në postin e trajnerit.

Trajneri portugez është lidhur me punën e Zinedine Zidane në Real pasi ata vazhdojnë të mos bindin këtë sezon.

Është sugjeruar që Zidane do të mbetet në pozicionin e tij për sa kohë që Reali mbetet në garë në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Mourinho rikthehet në radarin e Realit për postin e trajnerit

Sidoqoftë, brenda kampit të Mourinhos ka besim se puna përfundimisht do t’i ofrohet atij.

Në të vërtetë, një burim brenda kampit të trajnerit ia ka kumtuar këtë lajm gazetës spanjolle AS.

Lexo po ashtu Zidane: Më shqetësojnë spekulimet për rikthimin e Mourinhos

“Nuk është çështje nëse, por kur…”, i ka thënë burimi gazetës.

Mourinho ka mbetur pa punë që kur u shkarkua nga Manchester Unitedi në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/