Jose Mourinho këmbëngul se Manchester United do të përballet me njërën nga skuadrat më të mëdha në botë, Juventusin, ndërsa Cristiano Ronaldo është njëri nga më të mirët e të gjitha kohërave.
Mourinho udhëhoqi Interin drejti fitimit të Scudettos dhe Ligës së Kampionëve më herët në karrierën e tij, ndërsa shefi i United raportoi se kishte një marrëdhënie të tensionuar me Ronaldon që nga koha e tyre në Real Madrid.
“Nuk më pëlqen kjo konferencë për shtyp, nuk më pëlqen të flas për individë”, ka thënë fillimisht Mourinho në një pyetje rreth Paul Pogban.
“Nuk dua të flas me gazetarët spanjoll sepse ata janë të interesuar vetëm për Real Madridin dhe Ronaldon”.
“Jam i lumtur këtu dhe dua të shoh veten këtu edhe pasi kontrata ime të përfundonte. Gjithë çfarë unë jam duke menduar është rrethj Unitedit”.
“Mendoj se Cristiano Ronaldo është në një nivel ku ai nuk ka nevojë për pyetje dhe përgjigje. Ai është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave dhe askush nuk mund të thotë ndryshe”.
🎙 Mourinho: "@Cristiano is one of the best players of all time and not much more needs to be said about him."#MUFCJuve #UCL pic.twitter.com/9tTwy2dK4x
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 22, 2018
“Ne do të luajmë kundër një prej ekipeve më të mëdha në botë dhe kjo është ajo që më motivon dhe më sjell këtu dhe mendoj se konferenca e shtypit po shkon në drejtime të tjera edhe nëse dëshiroj të shkoj në drejtimin tjetër”.
“Lojtarët që keni parë janë ata që janë në dispozicion. Asgjë për t’u fshehur. Alexis [Sanchez] është jashtë listës”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/