Telegrafi

Mourinho: Jones, lojtari që unë e preferoj

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, ka deklaruar se Phil Jones është lojtari i preferuar i tij.

Ai thotë se potencialisht ky lojtar mund të bëhet më i miri.

“Ai është potencialisht tepër i mirë. Ai është ende i ri, ai ende po mëson me kalimin e kohës sepse ishte lojtar që lëndohej shpejt”.

“Ai ka problem tani dhe është duke u ankuar për një problem në gju”.

“Nëse ne ia dalim që ta ruajmë nga lëndimet, atëherë ai mund të arrijë shumë”, u shpreh Mourinho. /Telegrafi/