Telegrafi

Mourinho jep dritën e gjelbër për Schweinin

Sipas AS, Bastian Schweinsteiger është shndërruar në top prioritet të hierarkisë së Real Madridit, pas dështimeve për të transferuar Steven Gerrardin dhe Daniele De Rossin.

Mesfushori gjerman personalisht ia hapi dyert një kalimi te Reali, kur deklaroi të hënën në konferencë për shtyp se ngjyra e tij e preferuar është e bardha, që në mënyrë indirekte shpreh dëshirën e Schweinit për klubin mbretëror. I lëvduar si mesfushor i shumanshëm, Schweinsteiger është bërë njeriu numër një në listën e Mourinhos për përforcimin e mesfushës.

Përkundër marrëdhënieve të mira mes Real Madridit dhe Bayern Munichut, presidenti bavarez, Uli Hoenes, gëzon një reputacion si negociator shumë i vështirë. Schweini në kontratën e tij ka një klauzolë prej 55 milionë eurosh, që është në këtë rast tepër për Realin, por jo shumë e pamundur për t’u mbuluar nga klubi më i pasur në botë. /Telegrafi/