Site icon Telegrafi

Mourinho: Jam i lumtur për tifozët, është një ndjenjë e madhe – përgëzova Guardiolan për titullin kampion

Jose Mourinho ka folur pas fitores së madhe të Manchester Unitedit në udhëtim te rivali lokal, Manchester City.

Djajtë e Kuq kanë arritur të fitojnë me rikthim 2-3 ndaj Cityt, pasi më parë ishin duke pësuar 2-0.

Kjo fitore ka lënë shije të mirë te trajneri portugez i Unitedit, i cili është i lumtur më shumë për tifozët sesa për veten.

Lexo po ashtu Unitedi e kryen me sukses detyrën, shtyn festën e Cityt duke fituar me rikthim të çmendur në derbin e zjarrtë lokal

“Unë jam i lumtur për tifozët sepse e di se është e rëndësishme të fitosh një rezultat pozitiv me një rivale direkt”, ka thënë fillimisht Mourinho.

Mourinho dhe Guardiola duke folur pas ndeshjes (Getty Images)

“Është një ndjenjë e madhe”, shtoi portugezi.

Mourinho gjithashtu ka theksuar se pas ndeshjes ta ketë përgëzuar Pep Guardiolan duke ia uruar edhe titullin, pasi sipas tij City do ta fitojë.

Lexo po ashtu Man City 2-3 Man Utd, notat e lojtarëve

“Mora mundin që të përgëzojë Manchester Cityn për titullin sepse ata e merituan këtë”.

“Po, e përgëzova [Guardiolan] për titullin. Ata e merituan atë, kanë më shumë pikë se të tjerët, nuk iu dhanë asnjë mundësi të tjerëve”, përfundoi Special One. /Telegrafi/

Exit mobile version