Telegrafi

Mourinho: Ishim më të mirë, dominuam në pjesën e dytë

Jose Mourinho mendon që skuadra e tij ishte më e mirë në takim ndaj Liverpoolit.

Manchester United dhe Liverpool janë ndarë në paqe në derbin e Ligës Premier, por sipas trajneri portugez, skuadra e tij ishte më dominuese dhe rezultati nuk ishte ai i dëshiruari.

“Rezultati nuk është ai që ne kemi kërkuar”, ka thënë fillimisht Mourinho pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu United dhe Liverpool ndahen në paqe (Video)

“Ishim më të mirë deri te penalltia, ndërsa pjesa e dytë u dominua e gjitha nga ne, duke krijuar shumë raste”, përcjell Telegrafi.

“Ata ndaluan rrugën tonë për sa i përket fitoreve radhazi, por ata nuk ndalën hovin tonë e të qenit të pamposhtur për një kohë shumë të gjatë”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes. /Telegrafi/