Jose Mourinho ka thënë se skuadra e Interit e viteve 2008-10 është ekipi më e mirë që e ka stërvitur.
Mourinho e ka udhëhequr Interin në suksesin e madh ku fitoi tre trofetë kryesorë: Ligën e Kampionëve, kampionatin dhe Kupën e Italisë.
Pas tyre trajnerin portugez që tani është kthyer në një analist të futbollit, ka udhëhequr klube si Real Madrid, Manchester United dhe Chelsea, por nuk arriti të marr suksese sikurse kundër Nerazzurrëve.
“Ekipi më i mirë? Ju e dini që më duhet të them se është Interit, pasi aty kemi fituar gjithçka”.
“Duhet të jem objektiv dhe i respektueshëm për atë që kanë arritur ajo skuadër që fitoi gjithçka nga dita e parë deri te e fundit”.
“Fituan të gjitha garat, fituam tripletën, Duke mposhtur klubet më të forta në botë si Barcelona 3-1, dhe Bayern Munich 2-0 në finale të Ligës së Kampionëve, fituam kampionatin në Itali me numra fantastik dhe finalen e kupës pas 10 ditësh”.
“Duhet të them që ishte ekipi më e mirë”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/