Telegrafi

Mourinho: Interi, gjithmonë në zemrën time

“Para se të nënshkruaj kontratën që do të më mbajë te Real Madridi, unë dua të falënderoj tifozët e Interit dhe të gjithë ata që më ofruan mbështetjen e tyre përgjatë kësaj aventure, kulmi i së cilës ishte triumfi në Ligën e Kampionëve”.

“Nuk po largohem nga askush, as nga tifozët e Interit, as nga punëtorët e klubit e as nga presidenti Massimo Moratti. Ju përqafoj të gjithëve. Ju gjithmonë do të jeni në zemrën time”, përfundon letra e publikuar në La Gazzeta dello Sport. /Telegrafi/