Telegrafi

Mourinho-Iniestas: Pa Messin, jeni të zbehtë

Komentet e portugezit vijnë pas deklaratave të Andres Iniestas për mënyrën se si e ka trajtuar 50-vjeçari portierin e Los Blancos, Iker Casillas.

“Ai (Iniesta) mund të mendojë çfarë të dojë për Casillasin, por ai duhet të shqetësohet për skuadrën e tij se çfarë ndodh kur Messi nuk është aty”.

“Të gjithë e kemi parë si është Barcelona pa Lionel Messin, prandaj bënë atë që bënë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”, është shprehur Mourinho. /Telegrafi/