Trajneri portugez ia ka dorëzuar listën e futbollistëve të padëshiruar kryesisë së klubit.
Jose Mourinho thuhet se është i gatshëm për të le Juan Mata, Marouane Fellaini, Morgan Schneiderlin dhe Memphis Depay të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere.
Këta futbollistë nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit portugez dhe me leje të kryesisë së klubit mund të kërkojnë skuadra të reja.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Sipas Daily Mirror, menaxheri i ri i Djajve të Kuq ka filluar krijimin e skuadrës së tij për sezonin e ri, dhe kjo katërshe nuk janë pjesë e planeve të tij.
Ndërsa, emrat që pritet t’i afroj Mourinho në United janë, Nemanja Matic, Zlatan Ibrahimovic dhe Toni Kross. /Telegrafi/