Telegrafi

Mourinho ia dhuron një tifozi biletën e finales

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se portugezi ia dhuroi biletën pa para, pasi që ky tifoz është dashur ta sigurojë Mourinhon se do të japë shumën prej 225 eurove të shpenzuara si donacion bamirës.

“Nuk mund t’i kënaq të gjithë tifozët. Por, me këtë gjest dua t’u tregoj tifozëve se sa shumë i dua”, theksoi Mourinho pasi ia dhuroi biletën Paul Saccos.

Pjesa tjetër e tifozëve zikaltër duhet të qëndrojnë jashtë ambienteve të Bankës Popullore në Milano, për të siguruar një biletë. /Telegrafi/