Telegrafi

Mourinho i pakënaqur me sulmuesit

Mourinho raportohet se është i zhgënjyer në të dy sulmuesit, të cilët kanë dështuar të impresionojnë që nga pauza dimërore.

Mourinho kishte llogaritur se rikthimi në formë i Higuain do ta inspirojë ringjalljen e Realit, por argjentinasi, si edhe Benzema, ka dështuar të plotësojë pritjet.

Në këtë fazë të sezonit të kaluar dyshja kishin shënuar 34 gola së bashku, ndërsa këtë sezon, ata kanë arritur vetëm 21. /Telegrafi/