Telegrafi

Mourinho i pakënaqur me Di Marian

Anësori argjentinas ka dështuar të fitojë vend të rregullt në ekipin e parë këtë sezon dhe Marca shkruan se ai është qortuar nga Mourinho gjatë barazimit ndaj Osasunas.

“Ti nuk bën asgjë. Kur ke marrë më pak para, ke luajtur më mirë. Që kur ke rinovuar, nuk luan mirë aspak ose shumë pak”, citohet t’i ketë thënë Mourinho lojtarit të tij.

Portugezi gjithmonë e ka vlerësuar lart Di Marian, duke mbështetur nënshkrimin e tij nga Benfica para trash yllit të Manchester Cityt, David Silva. /Telegrafi/