Telegrafi

Mourinho i lirë të largohet

Portugezi ka mohuar spekulimet se ai është duke u larguar nga Meazza edhe pse aludoi shpeshherë të kundërtën, ndërsa një klauzolë në kontratën e tij e detyron atë të paguajë shtatë milionë euro nëse ai largohet në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, në fund të marrëveshjes shkruan se Mourinho ka të drejtë të largohet nga Interi pa paguar dënimin, nëse ai e fiton Ligën e Kampionëve.

Ditëve të kaluara trajneri ka thënë se ai do të mendojë për të ardhmen dy-tri ditë pas finales, ndërsa Masssimo Moratti me pohimet e tij se “nëse Mourinho qëndron atëherë unë do të isha i befasuar”, ka lënë të kuptohet që tashmë Mourinho është thuajse trajner i Real Madridit. /Telegrafi/