Telegrafi

Mourinho i dërgon ultimatum Realit?

“Nëse më dëshironi në pankinë, duhet të më tregoni që tani”, thuhet të jetë ultimatumi i Mourinhos dërguar Florentino Perezit, sipas El Larguero.

Mourinho shpreson që marrëveshja të nënshkruhet hiç më larg se javën e ardhshme, pak orë pasi të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në Bernabeu, ndërsa pak rëndësi ka nëse Interi i fiton të tre titujt.

Mourinho është nën kontratë me Interin deri në vitin 2012 dhe ka një klauzolë prej 7 milionë eurosh në kontratën e tij. I pyetur nëse ai do të vazhdonte të ishte drejtues i pankinës Nerazzure, ‘I Veçanti’ u përgjigj: “Interi po ecën tani vet. Ata mund të ndryshojnë trajnerin, lojtarët dhe të vazhdojnë të ecin përpara”. /Telegrafi/