“Do të jem atje me zemrën time të orientuar vetëm nga njëra anë. Këtë e bëjnë profesionistët. Megjithatë nuk mund të fsheh se Chelsea do të jetë gjithmonë pjesë e rëndësishme e jetës time”, ka thënë portugezi.
Mourinho ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve me Porton në vitin 2004 dhe është i vetëdijshëm se çfarë është e nevojshme për të triumfuar në garën më prestigjioze të futbollit e evropian për klube.
“Ligën e Kampionëve mund ta fitojë vetëm një skuadër e mirë, ndërsa unë shoh shtatë, tetë, nëntë skuadra që mund të triumfojnë”.
“Ky është viti im i dytë tek Interi, vit pas viti, qëllimi ynë është që të përmirësohemi”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/