Telegrafi

Mourinho i gëzohet tej mase rikthimit të Ibrahimovicit

Bosi i Manchester United, Jose Mourinho, është shprehur tejet i ngazëllyer me rinovimin e Ibrahimovicit.

Ish-sulmuesi suedez i cili ka shënuar 28 gola në 48 ndeshje për Unitedin sezonin e kaluar, ka nënshrkuar një marrëveshje njëvjeçare.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

“Lejoje që të bëjë punën e tij dhe ai kthehet kur është gati. Ai nuk do të jetë gati për fazën grupore të Ligës së Kampionëve. S’ka gjasë për ëktë”.

“Mendoj se ai do të jetë një njeri shtesë për pjesën e dytë të sezonit. Pjesa e dytë është pas janarit, atëherë kur hapet afati kalimtar dimëror”, deklaroi Mourinho.

Ibra punoi shumë për t’u kthyer në top formë. /Telegrafi/