Telegrafi

Mourinho i gatshëm të shpenzojë miliona euro për mesfushorin e Tottenham

Gjiganti anglez, Manchester United është i gatshëm të shpenzojë në verë për ta përforcuar skuadrën.

Trajneri portugez i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho po e vëzhgon çdo javë talentin e Tottenham Hotspurs, Eric Dier.

23-vjeçari ka paraqitje të jashtëzakonshme me Spurs duke shkëlqyer si në pozitën e mesfushorit ashtu edhe të mbrojtësit.

Sipas asaj që ka lajmëruar ‘The Sun’, gjiganti anglez po mendon të ofrojë mbi 45 milionë funte për transferimin e Dier.

Anglezi ka një kontratë me Spurs deri në qershor të vitit 2021 pasi ka rinovuar muaj më parë.

Në garë për të mbeten edhe skuadra tjera të mëdha si Arsenal, Chelsea, Bayern Munich dhe Manchester City. /Telegrafi/