Burime të ndryshme kanë pretenduar se Jorge Mendes ka konfirmuar se Jose Mourinho është i gatshëm që të pranojë ofertën e klubit arab Al-Shabab, por vetëm me një kusht.
Tekniku portugez më herët kishte refuzuar mundësinë për të punuar në Ligën Saudite, sepse ishte i vendosur për ta çuar deri në fund kontratën e tij me Romën, madje edhe ta zgjasë atë.
Sidoqoftë, ai u shkarkua këtë javë dhe tani është i lirë që të marrë pozicionin e trajnerit tek Al-Shabab.
Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, negociatatat janë duke vazhduar mirë me drejtuesit e klubit arab.
Gazetari arab Turki Alghamdi ka thënë se ai ka folur direkt me agjentin Jorge Mendes, i cili i ka konfirmuar atij se Mourinho ka dhënë pajtimin e tij që t’i bashkohet Al-Shababit, por vetëm me një kusht.
Kërkesa e Mourinhos është që klubi të jetë në gjendje të transferoje yje të mëdhenj të futbollit botëror.
Al-Shabab momentalisht gjendet në pozitën e 11-të në Ligën Saudite dhe ka disa lojtarë të njohur në radhët e tyre si Ever Banega, Yannick Carrasco dhe Roman Saiss.
Përveç klubit arab, interesim për të nënshkruar me Mourinhon më herët është raportuar se ka pasur edhe Neëcastle United./Telegrafi/