Trajneri portugez dëshiron të transferoj edhe një mbrojtës në këtë afat kalimtar.
Jose Mourinho është i gatshëm për të shpenzuar të shumë madhe për të sjellë në Old Trafford mbrojtësin e Monacos, Fabinho.
Sipas gazetës angleze The Sun, mbrojtësi brazilian është më i preferuari i trajnerit portugez për të mbuluar pozitën e mbrojtësit të djathtë.
‘Djajtë e Kuq’ kanë nevojë për një të mbrojtës të djathtë dhe braziliani mund të zbres në Old Trafford, pasi ka të njëjtin agjent, si trajneri i ri i Unitedit.
Shifra që Jose Mourinho është i gatshëm të paguaj për Fabinhon është plot 22 milionë funte. /Telegrafi/