Telegrafi

Mourinho i frustruar pas barazimit me Arsenalin

Jose Mourinho e ka cilësuar si të padrejtë pikën e marrë në Old Trafford nga Arsenali, pas barazimit 1-1.

Trajneri portugez ka lëvdata për djelmoshat e tij të cilët bënë një lojë të mrekullueshme, por jo edhe me kundërshtarët, të cilët i cilësoi si me fat.

“Ne ishim ekipi më i mirë në fushë. Ishim të mrekullueshëm, sidomos në aspektin defensivë ”, tha Mourinho pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.

“Luajtëm me besim dhe bëmë lojë të mirë. Ata ishin ekip me fat”.

“Nuk dua të them nëse vendimi për penalltinë ishte gabim apo jo. Unë e di, sepse e pashë atë. Nuk dua të flasë”, përfundoi ‘Special One’. /Telegrafi/