Site icon Telegrafi

Mourinho flet për transferimet e verës dhe favoritët e titullin në Serie A

Jose Mourinho ka thënë se vetëm Sampdoria dhe Lecce kanë shpenzuar më pak se Roma në Serie A këtë verë dhe insiston se Giallorossët nuk janë favoritë për titull këtë sezon.

Giallorossët e nisin sezonin e tyre në Salernitana nesër. Ata kanë nënshkruar me disa lojtarë emocionues si Paulo Dybala, Georginio Ëijnaldum dhe Nemanja Matic këtë verë, por Mourinho është i uritur për më shumë.

“Për fat të keq, tregu nuk ka mbaruar. Ne do të luajmë tre ose katër ndeshje para fundit të afatit kalimtar. Është shumë e lehtë për të gjykuar transferimet tona, është më mirë të presim”, ka thënë fillimisht Mourinho në konferencë shtypi.

“Është e qartë se ne kemi nënshkruar me pesë lojtarë për 7 milionë euro dhe është e qartë se kemi bërë shumë mirë”.

Lexo po ashtu Serie A fillon këtë fundjavë, formacionet e mundshme të klubeve kryesore për javën e parë të sezonit 2022/23

“Tregu është i hapur për të gjithë, kemi humbur dy lojtarë të fortë si Mkhitaryan dhe Veretout dhe kemi nënshkruar me pesë lojtarë plus një portier të ri të shkëlqyer”.

“Kam dhënë dritën jeshile për të nënshkruar me këta lojtarë, jam në marrëdhënie të mira me klubin, kështu që nuk jam i frustruar. Drejtuesit e klubit duhet të lavdërohen për atë që bënë me këta pesë lojtarë, por për një sezon pa frikë, do të na duhet diçka më shumë”.

Shumë i shohin Giallorossët si kandidatë të besueshëm për titull dhe ka entuziazëm në Romë pas triumfit të sezonit të kaluar në Ligën e Konferencës.

“Zakonisht, sezoni i dytë sjell më shumë ndërgjegjësim. Zakonisht për ne trajnerët ka kushte për t’u përmirësuar në sezonin e dytë”.

“Ne duhet të fitojmë Ligën e Evropës nëse duam të përmirësohemi në Evropë, por ka klube me fuqi të ndryshme ekonomike që mund të shpenzojnë 100-150 milionë euro çdo sezon”.

“Ne e kemi përmirësuar ekipin duke nënshkruar me lojtarë të rinj, por të tjerët kanë bërë të njëjtën gjë. Prandaj nuk kisha nevojë të flisja në këtë periudhë”.

Lexo po ashtu Roberto Mancini flet për garën e titullit në Serie A

“Vetëm Sampdoria dhe Lecce kanë shpenzuar më pak se ne, kështu që mund të flasim për Romën favorite për Scudetton vetëm nëse ka 18 tituj në dispozicion”.

“Milani dhe Interi kanë përmirësuar skuadrat e tyre dhe nuk mendoj se Roma është favorit për të fituar titullin. Lazio ka shpenzuar 39 milionë euro. Ne kemi projektin tonë dhe nuk mund të përballojmë investime të mëdha. Koha është vendimtare”, përfundoi trajneri i Romës.

Giallorossët përfunduan në vendin e gjashtë në Serie A sezonin e fundit dhe Mourinho do të kërkojë të marrë një vend në Ligën e Kampionëve këtë sezon. /Telegrafi/

 


Exit mobile version