Telegrafi

Mourinho flet për largimin e Dzekos dhe ardhjen e Abraham

Jose Mourinho e pranon se lëvizja e Edin Dzekos në Inter ishte ‘një befasi’, ndërsa e vlerësoi Tammy Abraham për ardhjen e tij te Roma. 

Dzeko ishte në prag të largimit për disa vjet, por në fund e bëri pothuajse falas, duke bërë që Giallorossët të marrin vetëm 1.8 milion euro dhe atë nëse Interi kualifikohet për Ligën e Kampionëve.

“Më duhet të them se menaxheri i përgjithshëm dhe pronarët kanë qenë të shkëlqyer”.

“Realiteti është se ne filluam para-sezonin duke menduar se kishim Dzeko dhe ajo që ndodhi ishte një befasi për të gjithë ne”.

“Në një treg tepër të vështirë dhe në një situatë financiare që është e vështirë për çdo, ose më saktë, pothuajse çdo klub, duke pasur gatishmërinë, ambicien, respektin për emocionet e tifozëve dhe duke reaguar në këtë mënyrë pasi humbi Dzeko dhe solli Tammy Abraham ishte goditje e vërtetë”, ka thënë Mou.

Abrahami u nënshkrua nga Chelsea për 40 milionë euro plus bonuset, edhe pse vetëm 5 milionë euro nga kjo do të paguhen tani, pjesa tjetër u shpërnda gjatë disa viteve.

“Unë preferoj të them pritni dhe shikoni për Tammyn, por e them me besim të plotë. E kam njohur që kur ishte djalë. Ai kurrë nuk luajti për mua, sepse ishte 14, 15, 16 vjeç kur unë isha te Chelsea, por e njoh shumë mirë”.

“Unë e njoh atë si një lojtar, por edhe për sa i përket mentalitetit. Është gjithmonë e vështirë për një lojtar anglez të largohet nga vendi i tij dhe Liga Premier, dhe kjo thotë shumë për të”.

“Nëse largoheni nga Liga Premier, është sepse jeni ambicioz, sepse doni të ktheheni në ekipin tuaj kombëtar, sepse doni të luani në Kupën e Botës dhe të fitoni jashtë Anglisë, ku jo shumë lojtarë anglezë kanë pasur karrierë brilante”.

“Ai vjen këtu me atë ambicie dhe ne shpresojmë të shohim cilësitë e tij më të mira si lojtar. Me Tammyn, Eldor Shomurodov dhe Borja Mayoral, ne kemi opsione sulmuese për të cilat jam shumë i kënaqur”, ka thënë Jose Mourinho. /Telegrafi/