Telegrafi

Mourinho me fjalë të mëdha për Dybalan: Ai i meriton të gjitha lavdërimet

Jose Mourinho ka lavdëruar formën frymëzuese të Paolo Dybala te Roma, i cili po e ndihmon ekipin prej ardhjes së tij në kryeqytet.  

29-vjeçari ka qenë ndoshta lojtari më i rëndësishëm i Giallorossi gjatë këtij sezoni, pasi ka shënuar 12 dhe ka asistuar në shtatë raste në 25 ndeshjet e tij në të gjitha garat, duke përfshirë golat në kampionat, Ligën e Evropës dhe Kupën e Italisë.

“Fakti që ai po bën kaq mirë është merita e Paulos, shokëve të tij dhe stafit. Ai e ka gjetur veten në një grup empatik dhe ndjen dashurinë e fansave”.

“Unë e ndihmoj vetëm fizikisht. Ai ndihet i rëndësishëm sepse është i rëndësishëm për ne. Ai nuk është një Paulo i rilindur, por i rinovuar në motivimet e tij. Ai i meriton të gjitha lavdërimet që merr”, ka thënë Jose Mourinho.

Roma luan të enjten ndaj Real Sociedadit në Ligën e Evropës./Telegrafi/