Telegrafi

Mourinho: Fitorja ndaj Chelseat është e veçantë

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë se fitorja ndaj Chelseat është e veçantë.

Për teknikun portugez i cili ishte përfshirë në një luftë mediatike me Antonio Conten, fitorja ndaj Chelseat është e veçantë jo sepse është ekipi i tij në pyetje, por se ekipi i tij mposhti kampionin aktual.

“Është një fitore shumë e veçantë. Jo sepse është ndaj ish ekipit tim, jos sepse është Chelsea, por sepse mposhtëm kampionin dhe një ekip fantastik”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Manchester Unitedit

“Kjo fitore natyrisht se do të na ndihmojë për synimet tona, për vendin e dytë që është edhe synimi jonë real”.

Momenti i golit nga Lingard (Getty Images)

“Të gjithë kanë dhënë më të mirën e tyre, e bënë atë që është e nevojshme për ta fituar këtë ndeshje”, potencoi Mourinho për BBC pas ndeshjes.

United arriti që të rikthejë rezultatin ndaj Chelseat, pasi Willian shënoi golin hapës.

United pas kësaj fitore ka siguruar stabilitet në pozitën e dytë të tabelës së Ligës Premier. /Telegrafi/