Telegrafi

Mourinho: Fitorja e Milanit ndaj Realit ishte po aq historike sa humbja nga Cyrihu

“Jam i lumtur për Milanin dhe Leonardon. Ata kanë pasur një sezon të vështirë. (Por) ata po luajnë më mirë se ne në Ligën e Kampionëve”.

“Fitorja në Bernabeu ishte historike, sikurse edhe humbja nga Zurichu në San Siro”, ka thënë portugezi në një konferencë për shtyp, duke shtuar se edhe pse Interi gjendet në një grup të vështirë, megjithatë Nerazzurët do të jenë njëra nga dy skuadrat që do të vazhdojnë tutje. /Telegrafi/