Telegrafi

“Mourinho fajtor për formën e Hazardit, tentoi ta bënte si Messi”

Skauti i Chelseat, Piet de Visser beson se Jose Mourinho është fajtori kryesor për formën e dobët në këtë sezon të Eden Hazrdit, pasi sipas tij portugezi i kishte dhënë shumë presion.

Hazard ishte shpallur futbollisti më i mirë në sezonin e kaluar në Premier Ligë, por në këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola në 38 paraqitje, që tregojnë më së miri për formën që ka pasur belgu në këtë sezon, transmeton Koha.net.

Visser thotë se Mourinho kishte tentuar ta shndërronte atë në një version të përmirësuar të Messit.

“Eden është një lojtar që ka momente të shkëlqimit. Mourinho ka tentuar ta shndërrojë atë në një version të përmirësuar të Messit apo Ronaldos, por kjo është e pamundur”, ka thënë Visser për HLN.

Sipas tij, “Hazard nuk do ta arrijë këtë asnjëherë, pasi Eden është Eden, futbollist me aftësitë individuale të shkëlqyera, por që asnjëherë nuk do të bëhet makineri. Ai gjithashtu dëshiron të relaksohet. Nuk duhet ta bëni atë kapiten, ju vetëm duhet t’i thoni që të kënaqet”.