Telegrafi

Mourinho: Eto’o është sulmuesi më i mirë në botë

Portugezi ka thënë fjalë të mira për kamerunasin para ndeshjes së rëndësishme kundër Barcelonës në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

“Eto’o është sulmuesi më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë. Ai është sulmuesi më i mirë në botë”.

“Lojtarët e mi janë gjithmonë më të mirët. Derisa isha te Chelsea dhe te Porto ishin më të mirit, ndërsa vitin e kaluar Ibrahimovici ishte më i miri në botë, dhe tani mendoj se është Eto’o. Gjithmonë mendoj kështu”, është cituar Mourinho nga “Sport”.