Telegrafi

Mourinho është keqinterpretuar

“Gjesti me ‘duart në pranga’ është keqinterpretuar. Nuk ka pasur asgjë të bëjë me gjyqtarin”.

“Ai ka dashur të thotë diçka tjetër: ‘Madje mund të më largosh dhe të më arrestosh, por skuadra ime është e fuqishme dhe do të fitojë pavarësisht nëse luajmë edhe me nëntë lojtarë’”, ka shpjeguar zëdhënësi i Mourinhos, Eladio Parames, për agjencinë e lajmeve ANSA. /Telegrafi/