Jose Mourinho e ka konfirmuar se Paul Pogba nuk do të jetë kapiteni i dytë i ekipit të Manchester United, por insiston se nuk ka problem me lojtarin.
Pogba mungoi të martë në ndeshje me Derby Countyn ku e shikoi ndeshjen nga tribunat .
“E vetmja e vërtetë është se unë kam marrë vendimin që ai të mos jetë më kapiten i dytë, por nuk ka pasoja, nuk ka asnjë problem”.
“Unë jam menaxheri dhe unë mund t’i marr këto vendime”.
“Nuk ka asnjë problem fare, vetëm një vendim që nuk kam pse ta shpjegoj”, ka thënë Jose Mourinho.
Shtypi anglez ka shkruar sot se Pogba e ka kërkuar tashmë largimin nga klubi.
Gjithashtu shkruhet se francezi po mendon kthimin në Juventus. /Telegrafi/