Telegrafi

Mourinho emëron Celitcun si kundërshtarin më të vështirë

Jose Mourinho ka menaxhuar disa skuadra evropiane në futboll, duke fituar 25 trofe, por edhe që ka lënë jashtë garës disa trajnerë në emër.

Trajneri portugez njihet për deklaratat e tij kontroverse, e që nganjëherë është edhe shumë i sinqertë. Special One ka zbuluar se skuadra e Martin O’Neill, Celtic, i ka dhënë një stres të madh.

Porto i Mourinhos e mposhti Hoopsin në kohën shtesë në vitin 2003 në finalen e Kupës së UEFA-s me golin e sulmuesit brazilian Derlei që shënoi gol në minutën e 115-të në Sevillë.

Jose Mourinho (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Kanë kaluar 16 vite kur skuadra portugeze ka fituar për herë të fundit trofe evropian, por që ishte edhe koha kur Special One ishte në krye të klubit.

“Finalja ndaj Celitcut nuk ishte fitoja më e madhe, nuk ishte kënaqësia më e madhe, por në ato rrethana, ishte ndeshja ime më e madhe”, ka thënë Mourinho për Daily Record.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jose Mourinho

“Ndeshja përfundoi dhe unë mendoja se ‘ndeshja ka përfunduar, por unë jam i vdekur’. Është ende ndeshja më e vështirë në karrierën time”.

“Që nga atëherë, kam luajtur në tri finale evropiane, dy në Ligën e kampionëve. Kam fituar shumë tituj, duke u përfshirë në disa ndeshje fantastike”, ka shtuar më tej Mourinho. /Telegrafi/