Telegrafi

Mourinho: E vështirë të mos mendoj për LK

“Nuk mund të them se nuk mendoj për finalen, por unë provoj të mos mendoj për të. Bayerni tashmë është kampion në Gjermani. Ne nuk jemi ende kampionë në Itali. Ne kemi edhe një ndeshje për të luajtur, ndërsa ky trofe është shumë i rëndësishëm për ne”.

“Por, nuk mund ta harrojmë finalen, sepse do të jetë një ndeshje që secili dëshiron ta luajë, një ndeshje që ekipi dëshiron ta luajë, sepse për më se 50 vite, Interi nuk e ka luajtur këtë ndeshje”.

“Mendoj se të gjithë duhet të jenë të bashkuar tani. Unë mendoj se kjo është me rëndësi, kur arrini momentet e mëdha, të cilat janë të vështira. Ne jemi në një moment vendimtar të këtij sezoni, gjithçka vendoset në dy ndeshje, ne po luajmë për trofetë më të rëndësishëm, kampionatin dhe Ligën e Kampionëve”, tha Mourinho për UEFA.com. /Telegrafi/