Manchester United mbrëmë është kualifikuar në çerekfinale të Ligës e Evropës.
United ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 kundër Rostovit, përkatësisht pas dy ndeshjeve rezultati i përgjithshëm 2-1.
Përveç lëndimit të Paul Pogbas, i cili do të mungojë gjatë fundjavës kundër Middlesbrought dhe me kombëtaren franceze, në sy ra edhe një gjest i trajnerit Jose Mourinhos, transmeton Telegrafi.
Portugezi gjatë ndeshjes i ka dhënë një banane mbrojtësit argjentinas, Marco Rojo. Nuk dihet se për çfarë arsye, por videoja e momentit po bën xhiron e botës.
Ndryshe, Djajtë e Kuq sot do të mësojnë kundërshtarin e radhës në ligën e dytë më elitare evropiane për klube. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qdu_vjE7mjs