Jose Mourinho dhe Antonio Conte vazhdojnë të bëjnë polemika në distancë.
Së fundi portugezi e ka ofenduar Conten duke thënë se e ekzagjeron shumë me festimet.
Madje ai e quajti italianin e Chelseat: ‘Një palaço në bankinë’.
Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Contes.
“Mourinho harron shumë shpejt, pasi deri vonë edhe ai festonte në të njëjtën mënyrë”.
“Gjithsesi, më bën përshtypje, që edhe pse është larguar nga bankina e Chelseat, vijon të shikojë rregullisht këtej”, ka thënë me ironi Conte.
Jose Mouriho nuk është duke kaluar periudhë të mirë te Manchester United, ndërsa flitet për një largim të tijin. /Telegrafi/