Manchester Unitedi ka kohë deri në maj që t’i bëjë ofertë formale Jose Mourinhos për postin e trajnerit.
Ish-menaxheri i Chelseat pritet ta nisë punën në Old Trafford nga sezoni i ardhshëm, por Djajtë e Kuq akoma nuk i kanë bërë ofertë zyrtare.
Madje ka pasur mëdyshje nga mbështetësit e klubit, por edhe Sir Alex Ferguson nuk është shumë i bindur nga portugezi.
Kjo ka bërë që klubet tjera të shprehin interesim për të, mes tyre Valencia, Real Madridi dhe Arsenali.
Siç transmeton The Guardian, 53-vjeçari i ka dhënë afat Unitedit deri në muajin maj, në rast se nuk merr ofertë, atëherë do të mendojë për opsionet tjera. /Telegrafi/